Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vriten 10 ushtarë dhe dhjetra militantë



Zyrtarët e qeverisë dhe të armatës thanë se në luftimet e ashpra në veriperëndim të Pakistanit janë vrarë 10 ushtarë dhe të paktën 36 kryengritës.

Një zyrtar i ushtrisë tha se përleshjet shpërthyen në kohën kur ushtarët po kryenin një operacion madhor në rajonin fisnor Baxhur afër kufirit me Afganistanin, ku armata dy herë kishte e shpallur fitoren ndaj militantëve.

Zyrtari tha se ushtarët u përballën me rezistencë serioze dhe disa automjete të ushtrisë u zunë në pusi.

Një zyrtar lokal i konfirmoi luftimet, dhe tha se vetëm 36 militantë janë vrarë.
XS
SM
MD
LG