Ndërlidhjet

Ban Ki-mun kërkon ndihma për uzbekët e zhvendosur



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka bërë thirrje për nihma humanitare për refugjatët uzbekë nga luftimet në Kirgizi.

Ban bisedoi me telefon me presidentin e Uzbekistanit Islam Karimov gjatë një ndalese në aeroportin e Londrës, në rrugën e tij për në Nju Jork.

Ban tha se ai do të mobilizojë të gjithë ndihmat e mundshme në bashkërendim të ngushtë me agjencitë përkatëse të OKB-së dhe qeveritë në rajon për t'i ndihmuar të zhvendosurit nga luftimet në Kirgizinë jugore.

XS
SM
MD
LG