Ndërlidhjet

BP dakordohet të japë 20 milirada dollarë



Kompania British Petroleum është dakorduar të paguajë 20 miliardë dollarë në një fond për shpenzimet nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës.

Marrëveshja u bë publike pasi drejtuesit më të lartë të gjigantit britanik të energjisë u takuan në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barak Obama për ta diskutuar krizën, e cila ka shkaktuar katastrofën më të madhe të mjedisit në SHBA.

Pas takimit me Obamën, drejtori i BP, Karl-Hajnc Svanberg, i kërkoi ndjesë popullit amerikan.
XS
SM
MD
LG