Ndërlidhjet

SHBA: Sanksionohen më shumë kompani të Iranit



Administrata e presidentit amerikan Barak Obama shpalli se ka futur më shumë firma iraniane në listën e zezë të sanksioneve të zgjeruara.

Sanksionet e shpallura një javë pasi Këshilli i Sigurimit i vendosi sanksione të reja Teheranit, i shënjestrojnë kompanitë e sigurimeve, firmat e naftës dhe linjat transportuese detare, të ndërlidhura me programet raketore të Iranit.

Masat poashtu e shënjestrojnë Gardën Revolucionare të Iranit.

Sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner tha se Banka Postare e Iranit, dyshohet se mbështet aktivitetet e proliferimit.

Masat gjithashtu i vunë në shënjestrër Forcat Ajrore të Iranit dhe Komandën Raketore, të cilat dyshohen se kanë lidhje me programin balistik të Iranit.
XS
SM
MD
LG