Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët sulmojnë policinë në Afganistan



Katër policë afganë janë plagosur në një sulm para stacionit të policisë në juglindje të vendit.

Zëdhënësi i talibanëve Zabibullah Muxhahid tha se sulmuesi vetëvrasës kishte përdorur një automjet të vjedhur policie për ta kryer sulmin në qarkun Andar në provincën Gazni.

Një zyrtar i policisë tha se policia e pa automjetin që shkonte drejt tyre dhe hapi zjarr përpara se sulmuesi ta aktivizonte eksplozivin e tij, me ç'rast i plagosi policët dhe e dëmtoi ndërtesën.

Ndërkohë, tre ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën të mërkurën nga një bombë e vendosur pranë rrugës, duke e çuar në 31 bilancin e amerikanëve të vrarë gjatë muajit qershor.

NATO tha se njëri ushtar amerikan u vra në Afganistanin jugor, ndërsa dy të tjerët në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG