Ndërlidhjet

Hong Kong: Policia lufton bastoret ilegale


Policia në Hong Kong tha se ka shkatërruar edhe dy bastore ilegale të Botërorit.

Vërsulja e policisë ndodhi një një parking ku vozitësit e kamionëve ishin grumbulluar për të vënë baste për ndeshjen Zelanda e Re-Sllovakia.

Në vërsuljen e dytë, bastoren e udhëhiqte një çift i moshuar në shitoren e tyre në një ujdhesë të Hong Kongut.

Policia tha se ka konfiskuar baste që kapin shumën prej më shumë se një milionë dollarë.

Rreth 70 njerëz janë arrestuar dhe 14 milionë dollarë janë konfiskuar në Hong Kong dhe Kinën jugore që nga java e parë e kampionatit.
XS
SM
MD
LG