Ndërlidhjet

Botërori nxit shitjen e televizorëve 3D


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Firmat e Koresë së Jugut kanë filluar të shesin me të madhe televizorë 3D, falë kërkesave që janë shtuar shkaku i Botërorit në Afrikën e Jugut.

Kompania "Samsung Electronics" ka shitur më shumë se 26.000 televizotë 3D në vend, përfshirë 6.000 televizorët që u shitën vetëm në qershor.

"Ne nuk kemi të dhëna të sakta për shitjet jashtë, por shitja e televizorëve 3D në vend është rritur dukshëm, kryesisht në saje të Botërorit 2010", tha zëdhënësi i kompanisë.

Kompania rivale, "LG Electronics" gjithashtu shënoi rritje në gjysmën e parë të vitit, duke shitur më shumë se 3 mijë televizorë.
XS
SM
MD
LG