Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli lehtëson bllokadën në Gaza



Kabineti i ministrave të Izraelit sot votoi për të lehtësuar bllokadën nga toka në Rripin e Gazës, dhe të lehtësojë hyrjen e më shumë mallrave në territorin e sunduar nga Hamasi.

Deklarata nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu thotë se Izraeli e ka zgjëruar numrin e produkteve që do të lejohen të hyjnë në Gaza, përfshirë materialet për ndërtim.

Plani u hartua pas reagimeve të shumta nga bota lidhur me vërsuljen vdekjeprurëse të Izraelit në flotiljen humanitare për në Gaza në 31 maj.

XS
SM
MD
LG