Ndërlidhjet

Arrestim për terrorizëm në Mitrovicë



Njësia Anti-Terrorizëm e Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të Eulex-it nga Prokuroria Speciale, ka arrestuar një shqiptar të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, pas kërkesës për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Prokurori publik për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut, e ka akuzuar të pandehurin për sigurim të përkrahjes ose resurseve materiale për terroristë, përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit, ose lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj”, thuhet në komunikatën e Eulex-it.

Njoftohet se urdhër-arresti dhe bastisja e shtëpisë janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
XS
SM
MD
LG