Ndërlidhjet

Mandela merr pjesë në varrimin e stërmbesës



Nelson Mandela, presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, ka marrë pjesë sot në varrimin e stërmbesës së tij në Johanesburg.

Trembëdhjetëvjeçarja Zenari Mandela e humbi jetën në një aksident trafiku teksa po kthehej në shtëpi, mbrëmjen para hapjes së Kampionatit Botëror.

Heroi kundër aparthejdit 91 vjeçari, Nelson Mandela, është në gjendje të rrënuar shëndetësore dhe rallë herë paraqitet në publik.

Ai e anuloi paraqitjen e planifikuar në ceremoninë e hapjes së lojërave të Botërorit 2010 në stadiumin e qytetit në Johanesburg, pasi mësoi për aksidentin e stërmbesës së tij.
XS
SM
MD
LG