Ndërlidhjet

Kriminelët e luftës në Sudan, para gjyqit


Dy udhëheqës të kryengritësve në Sudan, të dyshuar për krime lufte në Darfur, janë paraqitur sot në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime.

Abdullah Banda Abakaer Nourain dhe Saleh Mohammed Gerbo Jamus do të ballafaqohen me pyetje rreth sulmit që shkaktoi vdekjen e 12 paqeruajtësve të Unionit Afrikan, në vitin 2007. Dy të akuzuarit u shfaqën vullnetarisht në gjykatën në Hagë.

Rasti kundër tyre është pjesë e përpjekjeve të Tribunalit për të ndjekur penalisht përgjegjësit e konfliktit në Darfur, në të cilin, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën rreth 300 mijë njerëz, që kur filloi në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG