Ndërlidhjet

logo-print

Hauard: Sllovenët nuk e kanë lehtë me SHBA


Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Sllovenia do të duhej të luftojë deri në minutën e fundit nëse dëshiron t'i mundë Shtetet e Bashkuara, tha portieri i kombëtares amerikane, Tim Hauard. Sllovenia kryeson Grupin C pas triumfit ndaj Algjerisë, përderisa SHBA-të dhe Anglia luajtën baraz 1:1.

Fitorja eventuale e sllovenëve përballë amerikanëve do t'ua hapte dyert për në klubin e 16 më të mirëve.

Ekipi amerikan nuk ka iluzione se duhet të luajë për mbijetesë dhe se humbja nuk është opsion.

"Po të humbim, atëherë shumë gjëra mund të marrin fund", tha sulmuesi i Fullhamit, Klint Dempsei, goli i të cilit kundër Anglisë hyri në folklorin e Botërorit për shkak të ngathtësisë së portierit Robert Grin.

"Nuk mund ta humbim këtë ndeshje. Duhet të nxjerrim diçka prej saj", tha Dempsei.

Trajneri i SHBA-ve, Bob Bredli, pret të premten një betejë taktike në stadiumin Ellis Park.
XS
SM
MD
LG