Ndërlidhjet

Udhërrëfyesi për Kosovën, deri në fund të vitit


Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, ka siguruar kryeministrin Hashim Thaçi se Kosova, deri në fund të vitit, do të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se në Bruksel është biseduar për angazhimin e institucioneve të Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, për liberalizimin e vizave, si dhe për marrëveshje tregtare në mes të BE-së dhe Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova ka raporte të shkëlqyera me fqinjët e saj dhe se Prishtina është e interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, në nivelin e dy shteteve fqinje, të pavarura dhe sovrane.
XS
SM
MD
LG