Ndërlidhjet

logo-print

Rumania dhe Bullgaria në zonën Shengen më 2011


Parlamenti Evropian hapi rrugën për hyrjen e Rumanisë dhe të Bullgarisë në zonën Shengen deri në mars të vitit 2011.

Në zonën Shengen janë pothuajse të gjitha shtetet e BE-së, përveç Britanisë së Madhe dhe Irlandës, që kanë vendosur të qëndrojnë jashtë saj, si dhe Rumanisë, Bullgarisë dhe Qipros.

“Jam goxha e sigurt se Bullgaria dhe Rumania do të bëjnë maksimumin për të arritur qëllimin – heqjen e kontrolleve kufitare deri në mars të 2011-ës”, tha komisionarja evropiane për çështje të brendshme, Secilija Malmstrom.

Malmstrom tha se të dyja vendet kanë shënuar progres, por, sipas saj, mbetet ende për t’u bërë në bashkëpunimin policor, në sistemin gjyqësor dhe në luftën kundër krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG