Ndërlidhjet

FMN, BE: Greqia po zbaton reformat


Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore e Evropës dhe Bashkimi Evropian thanë se Greqia po zbaton reformat, për të cilat ishte obliguar për të marrë paketën e kredive, që do ta shpëtonte vendin nga falimentimi.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve kanë qëndruar gjatë javës në Athinë, për të përcjellë përparimin e reformave.

Ata thanë se deficiti grek është më i vogël seç pritej dhe se qeveria po kontrollon shpenzimet.

Nga paketa e shpëtimit prej 110 miliardë eurosh, Greqia mori pjesën e parë në muajin maj. Këstin e ri pritet ta marrë në shtator, nëse rezultatet e kontrollove që do të bëhen në korrik, janë pozitive.
XS
SM
MD
LG