Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të dhe Rumania nisin bisedimet për mburojën raketore


Bukureshti dhe Uashingtoni kanë nisur negociatat rreth planeve të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e elementeve të mburojës raketore në Rumani.

“Jam i lumtur të shpall fillimin formal të negociatave për pjesëmarrjen e Rumanisë në sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë”, tha ministri i Jashtëm rumun, Bogdan Aurescu.

Rumania ishte ftuar të jetë pjesë e mburojes raketore nga presidenti amerikan, Barak Obama, në muajin shkurt.

“Unë jam këtu me delegacionin e SHBA-ve për të biseduar me Qeverinë rumune rreth çështjeve të sigurisë, që janë në interes të përbashkët. Ne besojmë se do të punojmë së bashku për të rritur sigurinë evropiane dhe për të forcuar partneritetin tonë”, tha nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Ellen Tauscher, raporton AFP.
XS
SM
MD
LG