Ndërlidhjet

Me gjithë hezitimet te myslimanët, avancohet imazhi i SHBA-ve


Një sondazh i pavarur tregon se myslimanët në gjithë botën mbeten të shqetësuar në lidhje me Shtetet e Bashkuara dhe gjithnjë e më të zhgënjyer me presidentin Barak Obama.

Sipas sondazhit të Qendrës Hulumtuese Pew, Shtetet e Bashkuara shihen pozitivisht vetëm nga 17 për qind e popullsisë në Egjipt, Turqi e Pakistan, ndërsa nga 21 për qind në Jordani.

Shumica e opinionit publik në Turqi, Jordani, Egjipt, Indonezi, Liban dhe Pakistan thonë se Amerika një ditë mund të jetë kërcënim ushtarak për vendin e tyre.

Megjithatë, sipas studimit, imazhi i Amerikës shihet më pozitivisht në shumë vende të tjera dhe vazhdon të jetë më i mirë seç ishte gjatë presidencës së Xhorxh Bushit.
XS
SM
MD
LG