Ndërlidhjet

Kritika Moskës për gjendjen e bizneseve


Zyrtarët evropianë dhe ata të Shteteve të Bashkuara, gjatë takimit në Forumin Ekonomik të Rusisë, kanë kritikuar klimën e varfër të investimeve ruse dhe kanë akuzuar qeverinë se ka dështuar të mbrojë të drejtat e investitorëve.

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, tha se bizneset e huaja që veprojnë në Rusi, nuk ndihen ende të mbrojtura.

Në forumin treditor po marrin pjesë shefat ekzekutivë të shumë kompanive të njohura amerikane dhe evropiane.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, pritet t’i drejtohet forumit të premten.
XS
SM
MD
LG