Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: Situata në Kosovë - stabile


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë bisedës me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, ka thënë se “stabiliteti në Kosovë po përmirësohet, edhe pse kohëve të fundit ka pasur disa incidente”.

Siç i ka thënë agjencisë Beta zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj, shefi i Aleancës ka pohuar se "përmirësimi i stabilitetit dhe i sigurisë kanë bërë që NATO-ja të zvogëlojë numrin e trupave të KFOR-it".

Rasmusen ka thënë se pas fazës së parë të reduktimit, nga 15 mijë pjesëtarë në 10 mijë, tash është vendosur të pritet për fazën e ardhshme.

“NATO-ja duhet të jetë plotësisht e bindur se janë plotësuar të gjitha kushtet në terren për të nisur me ‘fazën e dytë’ të reduktimit të misionit të KFOR-it”, ka sqaruar zëdhënësi Apaturaj mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s drejtuar kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG