Ndërlidhjet

logo-print

Mitchell takon krerët izraelitë


I dërguari i SHBA-ve për Paqe në Lindjen e Mesme, George Mitchell, ka takuar krerët izraelitë, në kuadër të raundit të ri të bisedimeve për paqe me palestinezët.

Ai u takua me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth përmbajtjes së takimit.

Mitchell është planifikuar të takojë liderët palestinezë të premten.

Ai ndërmjetëson bisedimet indirekte mes dy palëve.
XS
SM
MD
LG