Ndërlidhjet

Kampionati Botëror: Franca – Meksika 0:2


Mbrëmë në takimin e xhiros së dytë të Grupit A të Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili po zhvillohet në Afrikën e Jugut, Meksika bëri befasi duke e mundur Francën me rezultat 2:0.

Në tabelën e këtij grupi po avancon Uruguaji me 4 pikë, para Meksikës e cila ka poashtu 4 pikë, ndërsa Franca dhe Afrika e Jugut kanë nga një pikë.

Sot zhvillohen këto takime: Gjermania – Serbia (Grupi D), Shtetet e Bashkuara - Sllovenia dhe Anglia – Algjeria (të dy ndeshje të Grupit C).
XS
SM
MD
LG