Ndërlidhjet

SHBA: Ligjëvënësit akuzuan BP-në për dështim


Ligjëvënësit e Shteteve të Bashkuara kanë akuzuar shefin ekzekutiv të kompanisë britanike BP, Toni Hajuard, për dështim në marrjen e përgjegjësisë për rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Kjo ishte paraqitja e parë e këtij udhëheqësi të lartë të BP-së para Kongresit amerikan, prej fillimit të krizës së naftës para dy muajsh.

Zoti Hajuard disa herë ka refuzuar të hyjë në detaje të rrjedhjes, për shkak të pritjes së rezultateve të hetimeve. Ligjëvënësit e zemëruar, gjatë më tepër se tri orëve të dëshmisë, e kritikuan ashpër gjigantin britanik të energjisë.
XS
SM
MD
LG