Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Liderja e përkohshme viziton rajonin e trazuar


Liderja e përkohshme e Kirgizisë, Roza Otunbajeva, ka arritur në qytetin Osh, që javëve të fundit ishte qendër e trazirave etnike në pjesën jugore të Kirgizisë.

Autoritetet shëndetësore të Kirgizisë, thonë se së paku 191 vetë janë vrarë dhe afro 200 të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afro 400 mijë njerëz e kanë kaluar kufirin dhe kanë arritur në Uzbekistan, prej 10 qershorit, kur filluan trazirat.

Roza Otunbajeva i tha gazetës ruse Komersant se numri i të vrarëve nga përleshjet mund të jetë 10 herë më i madh se sa ai që është shpallur zyrtarisht.
XS
SM
MD
LG