Ndërlidhjet

Islandë: Zhvarroset kufoma e Bobi Fisherit


Autoritetet në Islandë thonë se do të zhvarroset kufoma e ish kampionit botëror në shah, Bobi Fisher, lidhur me një kontest për pretendim atësie.

Gjykata Supreme e Islandës ka vendosur se nevojiten mostra të indit për të përcaktuar atësinë e vajzës së ish dashnores filipinase të Fisherit.

Në këtë mënyrë u ndryshua një vendim i mëhershëm i një gjykata më të ulët, e cila e kishte refuzuar kërkesën.

Bobi Fisheri u bë i vetmi amerikan kampion botëror në shah, pasi i mundi lojtarët e famshëm të ish Bashkimit Sovjetik, por vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në ikje nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, për shkak se nuk i kishte respektuar sanksionet kundër ish Jugosllavisë.

Ai vdiq në moshën 64 vjeçare, pas një sëmundje të paspecifikuar, para dy vitesh në Islandë.
XS
SM
MD
LG