Ndërlidhjet

U gjetën futbollistët "e zhdukur" veri-koreanë


Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Veriut
Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Veriut
FIFA tha se katër futbollistët e Koresë Veriore, për të cilët mediat raportuan se ishin “zhdukur” nga ekipi në ndeshjen me Brazilin, kishin mbetur jashtë listës për shkak të një gabimi teknik.

Zyrtari i FIFA-s, Gordon Uatson, tha se Koreja Veriore paraqiti 19 emra për ndeshjen e së martës, duke i lënë jashtë futbollistët që nuk priteshin të luajnë.

Mediat raportuan se sulmuesi An Kol Hjik, portieri Kim Mjong Von, dhe mesfushorët Kim Kjong Il dhe Pak Sung Hjok, ishin evidentuar si të zhdukur.

Por, lojtarët u paraqitën në stërvitje këtë javë.

Ndeshja e radhës e Koresë Veriore është kundër Portugalisë, të hënën në Kejptaun.
XS
SM
MD
LG