Ndërlidhjet

Meksikanët të gëzuar, por nuk bien në gjumë


Ndeshja Francë - Meksikë
Ndeshja Francë - Meksikë

Tabori meksikan nuk është vënë në gjumin e lavdisë pas fitores kundër Francës, por tifozët me bluza të blerta dhe sombrero janë shtuar në numër. Uruguaji do të jetë pengesa e radhës për meksikanët, ndërsa në garat eliminatore me siguri mund t’i presë Argjentina...


Tabori meksikan nuk është vënë në gjumin e lavdisë pas fitores kundër Francës, por tifozët me bluza të blerta dhe sombrero janë shtuar në numër.

Uruguaji do të jetë pengesa e radhës për meksikanët, ndërsa në garat eliminatore me siguri mund t’i presë Argjentina, si fituese e Grupit B.

Ekipi i trajnerit Javier Aguire me siguri do të përpiqet të shënojë fitore kundër uruguajasve, në mënyrë që të shmangë Lionel Mesin dhe të tjerët.

“Shpresoj se kundër Uruguajit do të mund ta imponojmë stilin tonë të lojës. Nëse dalim baras, do të përfitojnë ata”,
tha ish-futbollisti meksikan Aguire.

Meksika dhe Uruguaji kanë nga katër pikë, por amerikanojugorët kanë epërsi në gola, pas fitores 3:0 ndaj Afrikës së Jugut.
XS
SM
MD
LG