Ndërlidhjet

Drashkoviq: Nuk ndryshon realiteti në Kosovë



Lideri i Partisë së Rimëkëmbjes Serbe, Vuk Drashkoviq ka thënë se nuk beson që janë të mundshme negociatat e reja për statusin e Kosovës.

“Çfarëdo opinioni që të miratojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, as negociatat e reja për statusin, as çfarëdo nisme në Kombet e Bashkuara, nuk mund të ndryshojnë realitetin", ka thënë Drashkoviq për shtypin e Beogradit.

Një intervistë për gazetën "Danas", Drashkoviq ka porositur autoritetet e Serbisë që Beogradi dhe Prishtina patjetër duhet të bisedojnë, dhe të vendosin marrëdhëniet më të mira të mundshme.
XS
SM
MD
LG