Ndërlidhjet

logo-print

Irinej: Serbët dhe shqiptarët të jetojnë në harmoni



Në vizitën e parë në Patrikanën e Pejës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej ka shprehur dëshirën që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në harmoni dhe dashuri, transmetojnë agjencitë serbe të lajmeve.

“Ne me shekuj jetojmë bashkë. Ky popull ka jetuar gjatë me shqiptarët, kanë gjetur gjuhë të përbashkët, mënyrë të përbashkët jetese. Më kujtohet ajo kohë dhe do të dëshiroja që të jetë ashtu edhe sot, nesër dhe përgjithmonë: dy popujt të jetojnë në harmoni, dashuri, dhe me jetë të pranueshme për njëri-tjetrin”, ka thënë patriarku Irinej.

Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë që kur u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Serbe në janar.
XS
SM
MD
LG