Ndërlidhjet

KB kërkon të hetohen trazirat në Kirgizi



Këshilli për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara i ka kërkuar sot qeverisë në Kirgizi që të ndërmarrë hetime për trazirat që shpërthyen në këtë vend.

Në trazirat e prillit, pas të cilave ish presidenti Kurmanbek Bakiev u largua nga vendi, e humbën jetën 87 njerëz.

Prej ndryshimit të regjimit, përleshjet janë shtuar në këtë shtet të Azisë qendrore.

Në dhunën e fundit ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve etnikë e humbën jetën të paktën 192 vetë, ndërsa më shumë se 2 mijë janë plagosur, thonë Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG