Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Kërkohet ndihmë ndërkombëtare për Kirgizinë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka bërë thirrje te qeveritë në mbarë botën, për të dhënë ndihmë në shumë prej 71 milionë dollarësh për lehtësimin e krizës humanitare në Kirgizi.

Ai u tha reporterëve se afro 300 mijë njerëz janë zhvendosur nga lufta në pjesën jugore të Kirgizisë ndërsa më se 100 mijë e kanë kaluar kufirin dhe kanë arritur në Uzbekistan.

Sipas tij, dhjetëra mijëra të tjerë po përpiqen të largohen nga Kirgizia.

Raportohet se ka mungesa të theksuara të ushqimit, ujit dhe rrymës elektrike.

Ban Ki-mun tha se ka kontaktuar me liderët e përkohshëm të Kirgizisë në përpjekje “për vendosjen e rendit, parandalimin e vrasjeve dhe ndihmë të koordinuar humanitare” në Kirgizi.
XS
SM
MD
LG