Ndërlidhjet

Vjenë: Vdiq Bogdan Bogdanoviq, ish kryetar i Beogradit


Në moshën 87-vjeçare në Vjenë ka vdekur Bogdan Bogdanoviq, ish-kryetar i qytetit të Beogradit.

I ndjeri Bogdanoviq ishte intelektual i dalluar dhe profesor në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd.

Ai ishte anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, por gjatë viteve të 90-ta u largua nga ajo për shkak të mospajtimeve.

Bogdan Bogdanoviq e ka kundërshtuar politikën e ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq.

Në Vjenë ka jetuar gjatë 20 vjetëve të fundit.

Qeveria e Austrisë e kishte nderuar atë me çmimin për vepër jetësore.
XS
SM
MD
LG