Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan, 11 të vrarë


Një aeroplan pa ekuipazh i SHBA-ve ka shkrepur dy raketa në rajonin verior të Pakistanit, Vaziristan, duke shkaktuar vdekjen e së paku 11 militantëve të dyshuar.

Zyrtarë të Inteligjencës privatisht u kanë thënë mediave se sulmi kishte në shënjestër një shtëpi në fshatin Sokhel, rreth 25 kilometra në lindje të qytetit kryesor të këtij rajoni - Miranshah.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar sulmet me raketa në rajonin veriperëndimor të Pakistanit, prejse një sulmues vetëvrasës nga Jordania vrau shtatë punëtorë te CIA-s në një bazë amerikane përtej kufirit, në provincën Khost të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG