Ndërlidhjet

SHBA, OKB: Të lirohet liderja e opozitës në Mianmar


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe presidenti amerikan, Barak Obama, kanë shënuar ditëlindjen e 65-të të lideres së opozitës së Mianmarit, Aung San Su Kyi, duke u bërë thirrje liderëve ushtarakë në Mianmar që të lirojnë fituesen e Çmimit Nobel për Paqe.

Në deklaratën e tij, presidenti Obama përshëndeti “vendosmërinë e Su Kyis, kurajën dhe sakrificën e saj të pafund që të punojë për të drejtat e njeriut dhe ndryshimet demokratike”.

Ndërkaq, kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se është “thellësisht i shqetësuar” për faktin që Su Kyi ndodhet ende nën arrest shtëpiak në Yangon.

Pesëmbëdhjetë nga 21 vjetët e fundit, Su Kyi i ka kaluar në burg, për shkak të luftës së saj për demokraci. Partia e saj Kombëtare për Demokraci ka fituar zgjedhjet më 1990, por ushtria nuk i ka lejuar marrjen e pushtetit.

XS
SM
MD
LG