Ndërlidhjet

Bishkek: I dërguari i SHBA-ve takon liderët kirgizë


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Azinë qendrore, Robert Blake, do të takohet sot me zyrtarë të lartë të Kirgizisë në Bishkek. Takimi vjen në kohën kur Uashingtoni u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Uzbekistanit për t’iu ofruar ndihmë humanitare rreth 400,000 të zhvendosurve nga dhuna në pjesën jugore të Kirgizisë.

Drejtuesja e Qeverisë së përkohshme, Rosa Otunbayeva, para takimit me zotin Blake, u tha gazetarëve “se beson se do të jenë të gatshëm për të parandaluar çdo shpërthim të mëtejshëm”.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se ish-presidenti kirgiz, Kurmanbek Bakiev, që u përmbys nga revolta e dhunshme në muajin prill, mund të jetë shkak për nxitjen e dhunës.
XS
SM
MD
LG