Ndërlidhjet

KB: Siguria në Afganistan nuk është përmirësuar


Kombet e Bashkuara thonë se siguria në Afganistan nuk është përmirësuar, përderisa numri i shpërthimeve është rritur për 94 për qind në katër muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2009.

Këto gjetje bëhen të ditura në raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, i cili u publikua sot nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kabul.

Raporti thotë se tre sulme vetëvrasëse kanë ndodhur mesatarisht çdo javë. Sipas raportit, vrasjet e zyrtarëve afganë, në katër muajt e parë të 2010-ës, kanë shënuar rritje për 45 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG