Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Autoritetet kërkojnë largimin e barrikadave


Kryebashkiaku i qytetit Osh në Kirgizi, Melisbek Myrzakmatov, tha se autoritetet kanë vendosur afatin e fundit kohor të dielën, në orën 18:00 (sipas kohës lokale), për të hequr barrikadat në qytet.

Ai u tha gazetarëve se “u kanë dhënë dy ditë për t’i larguar barrikadat; nëse nuk i largojnë, do të përdoret forca”.

Myrzakmatov tha se “nuk duan t’i godasin uzbekët, porse ata, megjithatë, kanë shumë armë nëpër duar dhe mbajnë pengje kirgize”.

Banorët uzbekë, që kanë mbetur në vend pas shpërthimit të dhunës, kanë ngritur barrikada të mëdha rreth lagjeve të tyre.
XS
SM
MD
LG