Ndërlidhjet

Blake: SHBA e ndihmon Kirgizinë me 32 milionë dollarë


Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Robert Blake, ka kërkuar sot nga Kirgizia që të krijoj kushte për kthim të sigurt të qindra mijëra refugjatëve, që janë zhvendosur nga dhuna e fundit etnike.

Pas takimit me lideren e përkohshme të Kirigizisë, Roza Otunbajeva, zoti Blake ka përsëritur se Uashingtoni do të japë më tepër se 32 milionë dollarë ndihma humanitare për këtë vend, për t’i ndihmuar ata që janë të zhvendosur nga dhuna dhe për normalizimin e situatës në pjesën jugore të Kirgizisë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Kurmanbek Bakijev, presidenti i Kirgizisë, që ishte përmbysur gjatë revoltës në muajin prill, ndoshta duhet të fajësohet për nxitjen e dhunës.
XS
SM
MD
LG