Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan, Armeni: Pesë ushtarë të vrarë


Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se katër ushtarë armenë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në rajonin e ndarë të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se viktimat ishin “rezultat i luftimeve me një grup të armatosur të Azerbajxhanit”.

Raportet thonë se më vonë është gjetur edhe trupi i një ushtari azerbajxhanas të vrarë.

Ministri i Jashtëm armen, Eduard Nalbandian, ka fajësuar Bakunë për konfliktin në Nagorno Karabak, duke e konsideruar atë si “një aksion të planifikuar për prishjen e negociatave për paqe”.

Luftimet pasuan takimin mes presidentëve të Rusisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, që u zhvillua në një forum ekonomik në qytetin Shën Petersburg të Rusisë.
XS
SM
MD
LG