Ndërlidhjet

Miçell dhe Mubarak bisedojnë për Lindjen e Afërt


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Afërt, Xhorxh Miçell, u takua me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, në kuadër të bisedimeve indirekte për paqe mes Izraelit dhe Palestinës.

Dy zyrtarët biseduan rreth përpjekjeve të SHBA-ve për ndërmjetësim, në mënyrë që të arrihet paqe e qëndrueshme në rajon, njofton agjencia shtetërore Mena.

Pas takimit, Miçell u tha gazetarëve se Uashingtoni është i kënaqur me vendimin e Izraelit për të lehtësuar bllokadën në Rripin e Gazës, por, megjithatë, ai shtoi se “situata aktuale është e paqëndrueshme dhe duhet të ndryshojë”.

Izraeli, dy ditë më parë, është zotuar për lehtësimin e bllokadës në Rripin e Gazës, të vendosur katër vjet më parë. Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abas, ka bërë thirrje për heqjen e plotë të bllokimit, sepse një gjë e tillë, sipas tij, do të ndihmonte në përparimin e negociatave indirekte me Izraelin.
XS
SM
MD
LG