Ndërlidhjet

Del Bosque do të mbetet trajner i Spanjës


Vicente del Bosque

Vicente del Bosque

Vincente del Bosque do të vazhdojë të mbetet trajner i skuadrës së Spanjës, edhe nëse përfaqësuesja spanjolle nuk arrin të kalojë raundin e parë të kualifikimeve për gjysëmfinale.

Presidenti i Federatës, Angel Villar Mar, tha se “çfarëdo që të ndodhë në Kampionatin Botëror, Del Bosque do të vazhdojë të mbetet trajner”.

Spanja humbi ndeshjen e parë kundër Zvicrës me rezulatat 0:1. Kampioni evropian duhet të fitojë kundër Hondurasit, në ndeshjen që do të zhvillohet të hënën, për t’i rritur shanset për të shkuar përpara në Grupin H.

Del Bosque ka kontratë deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian, në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG