Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në Kirgizi


Qeveria e përkohshme në Kirgizi ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Osh dhe zonat përreth, të paktën deri më 25 qershor.

Gjendja e jashtëzakonshme, e vënë më 11 qershor për shkak të trazirave vdekjeprurëse mes kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke, ishte planifikuar të përfundojë sot.

Ndihëmssekretari i Shtetit, Robert Blake, i cili u takua me drejtuesen e Qeverisë së përkohshme, Roza Otunbajeva, në Bishkek, tha se auoritetet kirgize janë zotuar se do t’i hetojnë shkaqet e dhunës. Blake tha se këto hetime do të plotësohen nga një trup i besueshëm ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG