Ndërlidhjet

Polonia zgjedh presidentin


Në Poloni sot zhvillohen zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Ato u bënë të domosdoshme pas vdekjes së presidentit Leh Kaçinski, i cili humbi jetën në rrëzimin e aeroplanit në Rusi, më 10 prill.

Kandidatë krysorë thuhet të jenë ushtruesi i detyrës së presidentit, Bronislav Komorovski, nga Platforma Civile e kryeministrit Donald Tusk, dhe ish-kryeministri Jarosllav Kaçinski, vëllau binjak i presidentit të ndjerë. Në garë janë edhe tetë kandidatë të tjerë.

Nëse asnjëri nuk siguron së paku 50 për qind të votave, balotazhi pritet të mbahet më 4 korrik.
XS
SM
MD
LG