Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë kritikon sërish kreun e BP-së


Administrata Obama ka kritikuar sërish shefin e kompanisë British Petrolium, i cili po përballej me presionin e vazhdueshëm të Amerikës për mënyrën e trajtimit të katastrofës mjedosire në Gjirin e Meksikës.

Shtëpia e Bardhë ka sulmuar kreun e BP-së, Tony Hayuard, për shkak të pushimit dhe largimit nga menaxhimi i fatkeqësisë, për të parë një garë të anijeve në brigjet jugore të Britanisë.

Zëdhënësi i gjigantit energjetik e ka mbrojtur atë, duke thënë se ka marrë pushim me të birin, pas dy muajve të tërë që kishte kaluar larg familjes dhe shtëpisë.

Ndërkohë, rrjedhjet e naftës në Gjirin e Meksikës kanë vazhduar, duke u shpërndarë në plazhin Panama të Floridas, një vend ky i frekuentuar nga shumë turistë.
XS
SM
MD
LG