Ndërlidhjet

Vdiq ylli i basketbollit Manute Boll


Ylli sudanez i basketbollit, Manute Boll, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Ai kishte probleme të rënda me veshkët.

Boll, 2.3 metra, ishte njëri nga lojtarët më të gjatë në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit të Amerikës së Veriut (NBA), ku luajti 10 sezone, për ekipe të ndryshme.

Pasi përfundoi karrierën në vitin 1995, Boll u angazhua për bamirësi dhe për promovimin e kompromisit ndërmjet grupeve në Sudan.

Ekipi i Filadelfias, për të cilin luajti Boll, përmes një deklarate tha se “Manute Boll ishte një person që i ka kushtuar shumë bujarisë dhe përpjekjeve humanitare, për ta bërë botën një vend më të mirë”.
XS
SM
MD
LG