Ndërlidhjet

Rebelët kurdë vrasin një ushtar turk


Një ushtar turk ka humbur jetën në sulmet e kryengritësve kurdë në pjesën lindore të Turqisë, duke rritur në 12 numrin e ushtarëve të vrarë turq në dy ditët e fundit. Agjencia e lajmeve Anatolia tha se një tjetër ushtar është plagosur nga sulmet në provincën Elazig.

Të shtunën, rebelët kurdë vranë nëntë ushtarë turq, përderisa nga shpërthimi i minës humbën jetën edhe dy të tjerë, pranë kufirit me Irakun.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pritet të udhëtojë në qytetin lindor të Vanit, për të marrë pjesë në një ceremoni, në nderim të ushtarëve të vrarë.
XS
SM
MD
LG