Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthime në Afganistan


Dy shpërthime kanë tronditur qytetin jugor të Afganistanit, Lashkar, duke vrarë një fëmijë dhe plagosur së paku 19 njerëz të tjerë.

Sulmet ndodhën pranë një banke dhe një shkolle të mesme, ndërsa zëdhënësi i provincës Helmand, Daud Ahmadi, tha se militantët kishin në shënjestër civilët.

Ministria e Brendshme e Afganistanit njoftoi se në pjesën lindore të vendit, nga një sulm i kryengritësve, në orët e hershme të mëngjesit, humbën jetën dy fëmijë dhe katër veta të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG