Ndërlidhjet

Forcat kirgize largojnë barrikadat


Forcat kirgize kanë filluar heqjen e barrikadave nëpër zonat uzbeke, në qytetin jugor Osh. Automjetet e blinduara kanë asgjësuar shtyllat që ishin ngritur gjatë përleshjeve në mes të kirgizëve etnikë dhe pakicës uzbeke.

Në disa zona thuhet se banorët uzbekë kanë nidhmuar forcat ushtarake për largimin e barrikadave.

Zyrtarët thonë se nga konflikti në pjesën jugore të Kirgizisë mund të kenë humbur jetën rreth 2,000 veta. Përleshjet kanë shkaktuar krizë humanitare, me rreth 400 mijë njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG