Ndërlidhjet

Iran: Opozita do të vazhdojë protestat


Kreu i opozitës në Iran, Mehdi Karubi, tha se do të vazhdojë luftën kundër, siç i quajti ai, “zgjedhjeve skandaloze”, të cilat risollën në pushtet presidentin Mahmud Ahmadinexhad.

Në një letër të hapur në ueb-faqen e tij, Karubi kritikoi liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe akuzoi autoritetet për burgosjen e protestuesve, si dhe “për mbushjen e varrezave me të vrarët në trazira”.

Komentet e tij bëhen pikërisht pas një viti nga dita kur iranianja Neda Agha Soltan u qëllua për vdekje në rrugët e Teheranit. Pas postimit në Internet të pamjeve që paraqisnin momentet e fundit të jetës së saj, Neda u bë simbol i protestave në Iran.
XS
SM
MD
LG