Ndërlidhjet

Anelka kthehet në shtëpi, kombëtarja e Francës në kaos


Nikolas Anelka gjatë një takimi.
Nikolas Anelka gjatë një takimi.
Sulmuesi i Francës, Nikolas Anelka, është dëbuar nga Botërori 2010 dhe është dërguar në shtëpi, pasi që ka refuzuar të kërkojë falje, e jo për shkak të ofendimeve që i ka bërë, ka deklaruar trajneri i kombëtares franceze, Rejmond Domenik.

Anelka është larguar nga kombëtarja pasi që të shtunën, në pushimin e takimit Francë – Meksikë, kishte ofenduar trajnerin Domenik.

“Unë atij (Anelkës) të nesërmen i dhashë rastin që të bisedojmë për këtë çështje, por ai refuzoi”, ka komentuar trajneri Rejmond Domenik dhe ka shtuar se ky konflikt ka mundur të zgjidhet sikur shtypi francez të mos botonte përmbajtjen e ofendimeve.

Shytpi francez ka shkruar se pos “rastit Anelka”, kombëtarja e Francës dje është goditur edhe nga përleshja ndërmjet Joan Xhorkaefit dhe Frank Riberisë, derisa po ktheheshin me aeroplan nga qyteti Polokvane.

Trajneri Domenik ka thënë se shkrimet për përleshjen Xhorkaef – Riberi janë trillime.
XS
SM
MD
LG