Ndërlidhjet

Hiri i Bekim Fehmiut hidhet në Lumbardh


Hiri i aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, është hedhur në Lumbardh të Prizrenit. Kërkesa e fundit e aktorit të ndjerë është realizuar në prani të familjes së ngushtë, raporton KTV.

Bekim Fehmiu, 74 vjeçar, ka bërë vetëvrasje të martën e kaluar. Aktori shqiptar kishe arritur famë botërore me disa filma, mes tyre “Odiseja” dhe "Mbledhësit e puplave".

Gjatë viteve '80, ai tërhiqet nga aktrimi në shenjë të protestës kundër propagandës antishqiptare.
XS
SM
MD
LG